Gorana Jakovljevic
07 maj 2016•Përditësim: 07 maj 2016
BANJA LLUKË (AA) - Maureen Cormack, ambasadorja e SHBA-së në Bosnjë e Hercegovinë (BeH), deklaroi sot se është shumë e lumtur për pjesëmarrjen e saj në hapjen e xhamisë së Ferhat Pashës në Banja Llukë, dhe për pjesëmarrjen e madhe në këtë ngjarje, raporton Anadolu Agency (AA).
"Është e vërtetë se në vitin 2006 dhe 2007, Ambasada amerikane përmes fondeve të ambasadës për restaurimin e monumenteve dha njërën nga donacionet e para", tha ajo, duke shtuar se Ferhadija paraqet një monument të rëndësishëm historik.