Saliha Özdemir
07 maj 2016•Përditësim: 08 maj 2016
STAMBOLL (AA) – Diva e muzikës ballkanike, gjegjësisht simboli i muzikës rome Esma Rexhepova, performoi para adhuruesve të muzikës në Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).
Këngëtarja nga Maqedonia e cila njihet me titullin “Mbretëresha e romëve”, në koncertin e mbajtur në Qendrën e Operas dhe Artit Leyla Gencer, u shoqërua nga Ibush Ibraimovski në vokal, Simeon Atanasov në fizarmonikë, Safet Demirov në daulle, Aleksander Stamenkovski në kitarë, Nikola Mitroviq në kitarë elektronike dhe Filip dhe Rade Nunevski në saksofon.
Artistja e cila tërhqoi vëmendje me qëndrimin dhe vallëzimet simpatike në skenë, para të pranishmëve interpretoi këngë të pëlqyera si “Djelem Djelem”, “Çaje Shukarije” dhe “Zajdi Zajdi”.