Davut Çolak
01 Qershor 2017•Përditësim: 01 Qershor 2017
KOPENHAGË (AA) – Në kryeqytetin e Danimarkës në Kopenhagë filloi festivali i rrugës "Distortion", i cili do të zgjasë 4 ditë, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke marrë parasysh sulmet terroriste të kryera gjatë periudhës së fundit, në pikat e hyrjes dhe të daljes së festivalit u vendosën barriera betoni. Edhe numri i policëve në festival është rritur.
Në një deklaratë nga policia e Kopenhagës thuhet se në ditën e parë të festivalit "Distortion", i cili nisi në lagjen Norrebro, morën pjesë 80 mijë persona. Në ditën e parë po ashtu u arrestuan 16 persona.