Vesna Besiç
31 Maj 2016•Përditësim: 01 Qershor 2016
PUTRAJAYA (AA) – Anije të dekoruara kanë parakaluar para një numri të madh të kurreshtarëve në kuadër të Festivalit Royal Floria që mbahet në Putrajayi të Malajzisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Festivali sivjet mbahet për herë të nëntë nga 27 maji deri më 4 qershor nën emrin “Magical World of Floria”.
Anijet me dekorime dhe ndriçime të ndryshme kanë tërhequr vëmendjen e numrit të madh të turistëve të huaj dhe vendor të cilët këtë skenë e shfrytëzuan edhe për fotografi.