Ekip
05 Dhjetor 2015•Përditësim: 06 Dhjetor 2015
KUALA LUMPUR (AA) - Policia e Malajzisë ka arrestuar pesë persona, duke përfshirë edhe mësuesin nga Evropa i cili qëndroi në Bosnjë e Hercegovinë (BeH), për shkak të lidhjeve të dyshuara me grupet militante nga Al-Kaeda dhe DAESH-i, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjenerali Khalid Abu Bakar ka thënë se europiani është arrestuar në shtetin Penang të Malajzisë derisa punonte si mësues i anglishtes
"Ai u bashkua me Al-Kaedën dhe ishte i përfshirë në veprimtari terroriste në Afganistan dhe Bosnjë e Hercegovinë", tha Abu Bakar.
Katër nga pesë të arrestuarit janë shtetas të huaj, ndërsa një është nga Malajzia.
Një njoftimin e policisë thuhet se pesë meshkujt u arrestuan në pesë operacione të ndara mes 17 nëntorit dhe 1 dhjetorit në pesë shtete të ndryshme të Malajzisë.
Malajzia nga viti i kaluar ka arrestuar më shumë se 130 persona të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste DAESH dhe grupeve të tjera militante.