Selçuk Acar
28 Shkurt 2016•Përditësim: 29 Shkurt 2016
LOS ANGELES (AA) - Çmimet e famshme Oscar të botës së kinematografë këtë vit do të jepen nën hijen e bojkotit për racizmin, raporton Anadolu Agency (AA).
Për çmimet e 88-ta Oscar të cilat nën prezantimin e komedianit afro-amerikan Chris Rock do të ndahen këtë natë për fituesit në teatrin Dolby në Los Angeles të SHBA-së ka pretendime se janë diskriminuese, që kandidatët janë përcaktuar nga artistët e bardhë.
Themeluesi i Rrjeti Kombëtar i Veprimit, prifti afro-amerikan dhe aktivisti i të drejtave civile, Al Sharpton në një deklaratë ditë më parë pati nisur fushatën e protestës duke bërë thirrjen "diversitet, përfshirje dhe drejtësi në Hollywood".
Sharpton duke i bërë thirrje popullit që këtë natë të mos ndjekin në televizor ceremoninë e ndarjes së çmimeve, gjithashtu pritet që të nisë një marshim protestues në orën 2.00 (me orën lokale) para Liceut “Hollywood” në afërsi të Teatrit Dolby.
Gjithashtu protestat të ngjashme në të njëjtën kohë pritet të mbahen edhe para kanaleve televizive në Washington dhe në rajonet e tjera si Ohio, Michigan, New York dhe Miami.