Melik Fırat Yücel
16 Dhjetor 2015•Përditësim: 16 Dhjetor 2015
SHKUP (AA) - Filmi i shtatë i serisë së filmave "Lufta e Yjeve: Forca Zgjohet" ("Star Wars: The Force Awakens") i cili me kënaqësi shikohet me dekada të tëra në shtete të ndryshme nesër do të ketë premierën botërore ndërkohë që filmin do të mund ta shohin edhe adhuruesit e filmit në kinematë e Shkupit, raporton Anadolu Agency (AA).
Si regjisor i filmit të parë të trilogjisë së tretë është emri në rritje i kinematografisë së zhanrit fantazi-aksion, J.J. Abrams.
Filmi i cili ka për qëllim përsëri ti tërheq sërish shikuesit anembanë botës ka angazhuar aktorë me renome si Harrison Ford, Mark Hamill, Carrie Fisher, Adam Driver, Daisy Ridley, John Boyega, Oscar Isaac, Lupita Nyong'o, Andy Serkis, Domhnall Gleeson, Anthony Daniels, Peter Mayhew dhe Max Von Sydow
Në filmin në të cilin skenari është i Lawrence Kasdan, J.J. Abrams dhe Michael Arndt, flet për atë se çfarë ka ndodhur 30 vite pas fitores së rrebelëve që ka bërë të vazhdojë lufta në galaktikë. Në film lind republika e re por edhe rendi i ri botëror.