Amina Zorniç
29 nëntor 2015•Përditësim: 29 nëntor 2015
SARAJEVË (AA) - Në prag të dhjetorit, gjegjësisht para atmosferës së Krishtlindjeve dhe të fundvitit në kryeqendrën franceze, Paris, çdo gjë është dekoruar tashmë dhe paralajmëron gëzimin e festave të ardhshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Fryma festive mbizotëron në rrugët e Parisit të cilat janë stolisur me bredha dhe dekorime me ngjyra të ndezura të cilat e kanë veshur qytetin në mënyrë tradicionale dhe festive. Turistët tanimë po shijojnë vitrinat e Krishtlindjeve të dekoruara me shumë drita, balona dhe efekte të tjera ndriçuese.
Përndryshe, Parisin me dekada e zbukuron epiteti "La Ville des Lumières" (Qyteti i Dritave), për shkak të bukurisë që ka qyteti natën.
Përveç kësaj, atmosfera e Krishtlindjeve bën që qyteti më romantik në botë të vizitohet nga miliona turistë çdo vit për të shijuar atmosferën në rrugët e Parisit, dritaret e pallateve të famshme, parqet, kuzhinën e famshme franceze dhe verën e shijshme.