Kemal Zorlak
26 Shkurt 2022•Përditësim: 26 Shkurt 2022
Kulla Eifel, simbol i Parisit, mbrëmë është ndriçuar me ngjyrat e flamurit kombëtar të Ukrainës në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për vendin e sulmuar nga Rusia, raporton Anadolu Agency (AA).
Në fotografitë e regjistruara në Paris, shihet se pjesa e sipërme e Kullës Eifel është e ndriçuar me ngjyrë të verdhë ndërsa pjesa e poshtme me ngjyrë të kaltër, e cila tregon solidarizimin e qytetarëve të Francës me banorët e Ukrainës.
Simbolet e shumë qyteteve në mbarë botën këto ditë janë ndriçuar me ngjyrat e flamurit ukrainas, në mbështetje të vendit që po kalon një periudhë shumë të vështirë.
Mbështetje për Ukrainën erdhi edhe nga Bosnjë e Hercegovina ndërsa ngjyrat e flamurit ukrainas ndriçuan Bashkinë e Sarajevës dhe Urën e Vjetër në Mostar.