AA
03 Tetor 2015•Përditësim: 04 Tetor 2015
MADRID (AA) - Sende autentike të anijes të njohur britanike, Titanik, e cila u fundos në natën e 14 dhe 15 prillit të vitit 1912, janë ekspozuar në qendrën kulturore Villa në Madrid, raporton Anadolu Agency (AA).
Rreth 200 sende autentike janë ekspozuar në këtë qendër dhe të gjithë adhuruesit e storjes së Titanik-ut do të kenë mundësinë të shohin këto sende të cilat edhe sot janë inspirim për shumë filma.
Titanik-u është nisur nga porti i Southampton-it për udhëtimin e parë tejoqeanik në New York më 10 prill të vitit 1912.
Kapiteni Edëard John Smith me qëllim ishte nisur sipas kursit të shkurtër, në veri, dhe ashtu anashkaloi rrezikun e përplasjes me ajsbergun. Vetëm katër ditë më vonë Titanik-u u përplas me një ajsberg, ku më pas dhe u fundos.
Nga 2.224 udhëtarë dhe pjestarë të ekuipazhit, mbijetuan vetëm 710 persona, ndërsa më shumë se 1.500 u mbytën. Në ndihmë u erdhi anija Carparthia.
Anijen e mbytur në fund të Oqeanit Atlantik 645 kilometra nga Neëfoundland e gjeti lundërtari Robert Ballard në vitin 1985.