Gorana Jakovljevic
14 Shkurt 2022•Përditësim: 15 Shkurt 2022
Shumë çifte vendase dhe të huaja kanë vizituar sot Kapadokyan në Republikën e Turqisë, për të festuar Ditën e të dashuruarve, raporton Anadolu Agency (AA).
Kapadokya është një nga destinacionet më të famshme turistike, ku bashkohen bukuritë e natyrës dhe historisë, duke formuar një nga peizazhet më të bukura në botë. Rreth 2.5 milionë turistë vizitojnë Kapadokyan çdo vit ndërsa ndodh që në mëngjes fluturojnë në qiell deri në 100 balona, secila prej të cilave mund të mbajë deri në 20 persona.
Balonat romantike dhe fotografitë me tullumbace në sfond ishin zgjedhja e shumë çifteve që festonin Ditën e të dashuruarve. Mes tyre ishte edhe një çift nga Afrika e Jugut, të cilët vizitën në Kapadokya e shfrytëzuan për fejesë. Turistët nga Cape Town thanë se Kapadokya është një vend i veçantë për ta.