Ajdin Aliji
09 Janar 2025•Përditësim: 11 Janar 2025
Gazetari i Anadolu-s ka shkrepur disa fotografi që shfaqin bukurinë e dyerve unike të gdhendura prej druri në "Stone Town" të Zanzibarit në Tanzani, raporton Anadolu.
Duke zbukuruar rrugët e ngushta të qytetit, këto dyer magjepsin me gdhendjet e tyre të pasura, motivet artistike dhe shenjat nga e kaluara.
Gdhendjet në dyer pasqyrojnë diversitetin kulturor të Zanzibarit duke kombinuar ndikimet Indiane, Arabe, Perse dhe Swahili.
Gomat metalike që shihen veçanërisht në portat e stilit arab dallohen si një nga dizajnet e bëra për të mbrojtur qytetin në të kaluarën.
Dyert e gdhendura të Zanzibarit thuhet se kanë një kuptim më të thellë, përfshirë nivelin e statusit shoqëror të banorit origjinal si dhe fenë e tij.