Bekim Buci
09 Prill 2016•Përditësim: 09 Prill 2016
PRISHTINË (AA) - Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rosen Plevneliev, menjëherë pas ceremonisë së inaugurimit, i ka dërguar një letër Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes së cilës e ka ftuar që të marrë pjesë në Samitin e Udhëheqësve të Shteteve dhe Qeverive të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, i cili do të mbahet në Sofje më 1 qershor të vitit 2016, njofton Zyra e Presidencës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në letrën e Presidentit të Bullgarisë, Rosen Plevneliev, dërguar sot Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi thuhet: "I nderuari z. President, këtë vit ne shënojmë 20-vjetorin e themelimit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), i cili ka filluar me Deklaratën e Sofjes të vitit 1996 mbi Marrëdhëniet e mira Fqinjësore, Stabilitet, Siguri dhe Bashkëpunim në Ballkan. Në dy dekadat e fundit, SEECP ka pozicionuar veten si një format kryesor politik për sigurinë dhe stabilitetin në rajon".