A. Eda Ünlü Özen
15 Nëntor 2015•Përditësim: 16 Nëntor 2015
ANTALIA (AA) – Në kuadër të Samitit të G20-ës në Antalia, presidenti turk Rexhep Tayyip Erdoğan në cilësinë e nikoqirit të shtetit zhvilloi një sërë takimesh bilaterale me pothuajse të gjithë delegacionet e nivelit të lartë dhe pjesëmarrësve, në të cilin erdh duke ngarë "buggy", një makinë specifike me të cilën erdhi edhe në takimin me homologun e tij nga Afrika e Jugut, Jacob Zuma, raporton Anadolu Agency (AA).
Pritjet e Erdoganit mbahen në hotelin Regnum, ndërsa në takime vjen me një automjet të veçantë i cili përdoret për turne golfi.
Presidenti turk Erdogan, më herët sot u takua me homologun e tij amerikan, Barack Obama, kryeministrin malajzian Najib Rezak dhe shumë pjesëmarrës të tjerë të Samitit.
Samiti dy-ditor në Antalia filloi këtë mëngjes dhe një nga temat kryesore të takimit është lufta kundër terrorizmit. Samitit po mbahet dy ditë pas sulmit terrorist në Paris.