Esra Kaymak
08 Qershor 2016•Përditësim: 08 Qershor 2016
WASHINGTON (AA) - Në SHBA ndjehet një optimizëm se Evropa do të rinovojë sanksione kundër Rusisë në mbledhjen e Këshillit të Evropës në fund të muajit, raporton Anadolu Agency (AA).
"Kemi një optimizëm të matur se vendet e BE-së edhe një herë do të përcaktohen për sanksione, në fund të qershorit", tha Victoria Nuland nga Komiteti i Sentatit për Marrëdhënie të Jashtme.
"Sepse ata shohin të njëjtën gjë që shohim ne, e kjo është se marrëveshja e Minskut është larg nga zbatimi në terren edhe atë në të gjitha komponentët e saj", tha ajo.
Ajo tha se SHBA-të do të përfitojnë nga Samiti i ardhshëm i NATO-s në Varshavë që ti drejtohet aleatëve që me aftësitë e tyre të pengojnë Rusinë në kontekstin e shkeljeve të supozuara të marrëveshjeve për kontrollin e armëve. Sipas Nuland, SHBA është duke punuar me aleatët e saj në lidhje me "ushtrimin e presionit ndaj Rusinë në lidhje me shkeljet".