Bekim Laci
14 Janar 2016•Përditësim: 14 Janar 2016
SHKUP (AA) - Në Gjykatën Themelore Shkupi-1, sot ishte paraparë të mbahet seancë lidhur me rastin “Puç”, në të cilin në mesin e të akuzuarve është edhe kreu i Lidhjes Social Demokrate të Maqrdonisë (LSDM) Zoran Zaev, i cili disa herë kishte refuzuar të paraqitet në gjyq, raporton Anadolu Agency (AA).
Në arsyetimet e tij, Zaev tha se kërkon që rasti të shqyrtohet nga prokurorja speciale Katica Janeva, e cila sot u paraqit në seancën gjyqësore por kërkoi nga Gjykata që ta shtyjë gjykimin për muajin mars, kohë e mjaftushme sipas saj që të mund të rishikojë dëshmitë.
Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 2 mars.
Në rastin “Puç” Zoran Zaev, akuzohet për spiunazh dhe dhunë ndaj zyrtarëve shtetëror.