Ata Ufuk Şeker
01 Dhjetor 2015•Përditësim: 02 Dhjetor 2015
BRUKSEL (AA) - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka theksuar se NATO prej vitesh mbështet mbrojtjen e Turqisë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Ai ka dhënë deklarata para takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s që do të mbahet në Qendrën e Përgjithshme të NATO-s, raporton Anadolu Agency (AA).
Stoltenberg, ka deklaruar se: "NATO, në vitet e fundit ka shtuar mbrojtjen ajrore në Turqi. Në këtë takim do të diskutohen çështjet e forcimit të planeve të mbrojtjes së Turqisë. Këto takime nuk kanë lidhje me ngjarjen e ndodhur javën e kaluar. Ky proces është në lidhje me angazhimet afatgjata të NATO-s ndaj Turqisë dhe vazhdonte prej disa vitesh".
Ai duke vënë në dukje se po punojnë mbi masat për të rritur sigurinë e Turqisë, u shpreh se: "Do të diskutojmë rrugët për riformimin e parashikueshmërisë së marrëdhënieve tona me Rusinë".