Erkan Avci
13 Prill 2016•Përditësim: 14 Prill 2016
WASHINGTON (AA) – Zëdhënësi i koalicionit kundër DAESH-it nën udhëheqjen e SHBA-së, Steve Warren, duke vënë në dukje se ka përfunduar me sukses faza e parë e "fushatës ushtarake" që ishte "dobësimi" i organizatës, tha se "tani ndodhemi në fazën e dytë, e cila është eliminimi i armikut", raporton Anadolu Agency (AA).
Warren ka informuar gazetarët në Pentagon me anë të video konferencës ku ai pasi ka rikujtuar se operacionet kundër organizatës kanë nisur më 8 gusht 2014, tha se në 20 muajt e fundit kanë arritur shumë përparime.
Ai ka rikujtuar ndër të tjera se DAESH-i në një periudhë prej një viti e gjysmë në kohët e fundit mund të lëvizte lirshëm në mënyrë autokolone në shumë vende në Irak duke përfshirë edhe Mosulin. Gjithashtu u shpreh se: "Këto ditë kanë mbetur në të kaluarën. Armiku ynë është dobësuar, tani po përpiqemi ta shpërbëjmë".