Erbil Başay
26 Tetor 2016•Përditësim: 27 Tetor 2016
BERLIN (AA) – Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier tha se Turqia është e nevojshme në arritjen e armëpushimit në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas një pyetjeje në konferencën për media të organizuar pas takimit me kryeministrin e Palestinës, Rami Hamdallah në Berlin, Steinmeier vlerësoi rolin e Turqisë në Irak dhe Siri.
Duke folur për rolin e Turqisë si në marrëdhëniet me Evropën, po ashtu edhe në Lindjen e Mesme, Steinmeier tha se “Drejtpërdrejt në zonën përreth Turqisë ka mosmarrëveshje të mëdha dhe të vështira dhe nuk duhet ta shpërfillim faktin që këto reflektohen edhe në Turqi. Prandaj, e kuptoj se roli i Turqisë nuk është i lehtë.”
Duke folur për mosarritjen e armëpushimit për ndalimin e luftimeve në Siri gjatë takimit të javës së kaluar, Steinmeier u shpreh se Turqia do të japë kontribut aq sa mundet që ta arrijë këtë përmes rolit të saj në problemin e Sirisë. Kryediplomati gjerman theksoi se këtë dëshirojnë ta arrijnë me Turqinë dhe partnerët e tjerë në rajon. “Për këtë, kemi nevojë për Turqinë”, shtoi ai.