Ata Ufuk Şeker
26 Tetor 2016•Përditësim: 27 Tetor 2016
BRUKSEL (AA) – Bashkimi Evropian (BE) ka filluar bisedimet për marrëveshjen për riatdhesim me Nigerinë për ta zvogëluar numrin e refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Komisioni Evropian ka deklaruar se kanë filluar bisedimet për marrëveshje riatdhesimi me Nigerinë për parandalimin e “migrantëve të parregullt”.
Komisioneri për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, ka vlerësuar në lidhje me bisedimet për marrëveshjen e riatdhesimit se “Nigeria është partner strategjik i BE-së për menaxhimin e migrimit nga Afrika në një mënyrë gjithëpërfshirëse. Pjesë të partneritetit tonë janë temat që kanë të bëjnë me riatdhesimin dhe kthimin mbrapa”.