Mohammad Fahim Abed
19 Nëntor 2015•Përditësim: 20 Nëntor 2015
KABUL (AA) - Në sulmet e kryera nga militantët talebanë në një drejtori të policisë dhe bazë ushtarake të cilat gjenden në qarkun Argandab të qytetit jugor të Afganistanit, Kandahar humbën jetën 6 persona ndër të cilët 5 janë militantë, ndërsa u plagosën 6 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Shefi i Policisë së qarkut Argandab, Niyaz Mohammad Mucahed në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së theksoi se 5 militantë talebanë në orët e mëngjesit kanë sulmuar ndërtesën e Drejtorisë së Policisë së qarkut dhe një bazë ushtarake në afërsi.
Mucahed theksoi se një ndër sulmuesit e ka shpërthyer automjetin me bombë në hyrje të Drejtorisë së Policisë së qarkut, dhe se 4 sulmues të armatosur kanë hyrë në drejtorinë e policisë dhe bazën ushtarake ku janë përplasur me forcat afgane.
Shefi i Policisë Muched tha se: "Në përleshjet të cilat zgjatën më shumë se një orë kanë vdekur të gjithë sulmuesit ndër ta edhe një ushtarë, ndërsa janë plagosur 3 ushtarë dhe 3 civilë. Sulmuesit kishin veshur uniformat e ushtarëve afgan".
U theksua se gjendja e disa nga të plagosurve është rëndë.