SARAJEVË (AA) - Anëtarësimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht Sllovenisë dhe Kroacisë në Bashkimin Europian, iu ka ngjallur dëshirën edhe shteteve të tjera të rajonit, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas Sllovenisë e cila u anëtarësua në BE në vitin 2004 dhe Kroacia në vitin 2013, Mali i Zi dhe Serbia të cilat vazhdojnë negociatat e anëtarësimit së bashku me Turqinë, janë dy shtete më të afërta të rajonit për anëtarësim. Ndërsa Malin e Zi dhe Serbinë e ndjekin Shqipëria dhe Maqedonia të cilët kanë marrë statusin "shtet kandidat", por ende nuk kanë nisur negociatat e anëtarësimit. Bosnjë Hercegovina nga shtetet e rajonit është në përgatitje që të aplikojë për anëtarësim më 15 shkurt, ndërsa Kosova e cila në vitin 2015 ka nënshkruar MSA-në është shteti "më i largët" për anëtarësim.
- Sllovenia dhe Kroacia -
Sllovenia e cila doli "me dëme më të vogla" nga procesi i ndarjes së Jugosllavisë, duke e marrë edhe mbështetjen e Gjermanisë u bë shteti i parë i cili u bë anëtare e BE-së. Sllovenia e cila ishte rajoni me nivel më të lartë të prosperitetit në Jugosllavi, u bë anëtare e BE-së në vitin 2004 ku u pranuan 10 shtete.
Pas Sllovenisë, shteti i dytë i rajoni i cili u bë anëtar i BE-së ishte Kroacia. Kroacia e cila në vitin 2003 aplikoi për anëtarësim dhe e mori statusin "shtet kandidat" në vitin 2004, duke i përfunduar negociatat e anëtarësimit të cilat i filloi së bashku me Turqinë në vitin 2005, u bë shteti i 28-të anëtar i BE-së më 1 korrik 2013.
- Mali i Zi dhe Serbia -
Edhe pse pas anëtarësimit të Kroacisë ishte pretenduar se një kohë të gjatë BE-ja nuk do të zgjerohet, në një zhvillim të mundshëm është e dukshme se Mali i Zi është shteti i parë anëtarësimi i të cilit do të pranohet. Mali i Zi në vitin 2008 aplikoi për anëtarësim në BE dhe në vitin 2010 e mori statusin "shtet kandidat". Në vitin 2012 i filloi negociatat e anëtarësimit, deri më tani ka hapur 22 kapituj, ndërsa ka mbyllur 2 kapituj nga gjithsej 35.
Mali i Zi i cili krahas kapitujve të hapur në procesin e anëtarësimit të BE-së me ftesën të cilën e mori për anëtarësim në NATO në muajin dhjetor të vitit të kaluar, është shteti më i shpejtë në procesin e integrimit Euro-Atlantik të rajonit. Mali i Zi gjithashtu ka një avantazh të rëndësishëm në rrugën e anëtarësimit në një zgjerim të mundshëm, ku krahas vendeve të tjera të rajonit i zgjidhi më shpejt problemet etnike.
Një shtet tjetër nga rajoni përveç Malit të Zi, e cila i vazhdon negociatat e anëtarësimit është Serbia. Serbia e cila në vitin 2009 aplikoi për anëtarësim në BE, në vitin 2012 mori statusin "shtet kandidat". Rolin kyç në marrjen e statusit shtet kandidat të Serbisë e luajtën negociatat Beograd-Prishtinë të ndërmjetësuar nga ana e BE-së. Serbia e cila negociatat e anëtarësimit i filloi zyrtarisht në vitin 2014, dy kapitujt e parë në negociata i hapi në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Çështja e cila më së shumti do ta kufizojë Serbinë pritet që të jetë Kosova, ndërsa është e paqartë nëse Serbia do ta pranojë Kosovën, të cilën ende e sheh si pjesë e saj, në rast se i imponohet si kusht për anëtarësim në BE.
Nga ana tjetër pritet me kuriozitet se çfarë qëndrimi do të ketë Rusia në rast se Serbia, që e ka aleat më të rëndësishëm në rajon, do të jetë pjesë e NATO-s.
- Shqipëria dhe Maqedonia -
Dy shtete nga rajoni të cilat kanë marrë statusin "shtet kandidat" por ende nuk kanë filluar negociatat e anëtarësimit janë Shqipëria dhe Maqedonia. Shqipëria e cila aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 2009, mori statusin "shtet kandidat" në vitin 2014. Zhvillimi më i rëndësishëm për marrjen e statusit shtet kandidat të Shqipërisë ishte se zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në vitin 2013 ishin karakterizuara si "të suksesshme" nga ana e komunitetit ndërkombëtar. Edhe pse ka marrë statusin "vend kandidat" Shqipëria e cila ende nuk ka hapur kapitull në negociatat e anëtarësimit, vazhdon të zbatojë paketën e reformës me disa pika të parashikuar në MSA.
"Shtet kandidat" tjetër, Maqedonia aplikimin për anëtarësim e bëri në vitin 2004. Maqedonia e cila në vitin 2005 e mori statusin "shtet kandidat" dhe në vitin 2009 Parlamenti Europian dha rekomandim se "mund të fillohet me negociata", prej 7 vjetësh nuk mund të hapë asnjë kapitull për shkak të krizës politike në vend dhe për shkak të "problemit me emrin" të cilën e ka me Greqinë. Më në fund në raportin e progresit të vitit 2015 Parlamenti Europian ofroi si parakusht për negociata zbatimin e Marrëveshjes Përzhino të arritur mes liderëve qeveritar dhe opozitar, ku u kërkua që pikat e marrëveshjes të zbatohen urgjentisht. Një problem tjetër para anëtarësimit të Maqedonisë në BE qëndron problemi me emrin të cilën e ka me Greqinë. Greqia nuk e pranon emrin kushtetues të Maqedonisë, "Republika e Maqedonisë" për shkak të rajonit të quajtur "Maqedonia" brenda kufijve të saj, kjo e cila vazhdon të jetë pengesë para procesit të anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe NATO.
- "Hallkat e Fundit" të zinxhirit, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Kosova -
Bosnjë dhe Hercegovina është një ndër shtetet potenciale anëtare, e cila përgatitet që të aplikojë për anëtarësim në BE më 15 shkurt. Pavarësisht se e ka nënshkruar MSA-në në vitin 2008, mos zbatimi i "Vendimit Sejdic-Finci" të cilën Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut e dha kundër Bosnjë dhe Hercegovinës, e parandaloj BeH-në të avancoj në procesin e anëtarësimit.
Bosnjë dhe Hercegovina e cila nuk përparoi asnjë "hap" gjatë procesit 6 vjetor, vitin e kaluar me iniciativën e Gjermanisë dhe Anglisë u aktivizua përsëri. BE-ja nga Bosnjë dhe Hercegovina kërkon që para aplikimit për anëtarësim të formojë një mekanizëm koordinimi efektive që do ti realizojë marrëdhëniet me BE-në dhe ri-rregullimin e MSA-së pas anëtarësimit të shteti fqinjë Kroacisë në BE. Mekanizmi i koordinimit i kërkuar është formuar me anë të kërkesës së Këshillit të Ministrave, ri-rregullimi i marrëveshjes në fjalë, nuk mirëpritet nga ana e Bosnjë dhe Hercegovinës për shkak se parashikon heqjen plotësisht të tatimeve doganore mbi importet.
Shteti tjetër i cili është më prapa në procesin e anëtarësimit në BE është Kosova. Kosova e cila është në pozitën e shtetit potencial kandidat ashtu si Bosnjë dhe Hercegovina, pasi që u shkëput nga Serbia në vitin 2008 duke e shpallur pavarësinë, u njoh nga shumica e shteteve të BE-së.
Ndërsa 5 shtete e tjera anëtare të BE-së, Greqia, Qiproja Greke, Romania, Sllovakia dhe Spanja, për shkak të shqetësimit në lidhje me atë se pavarësia mund të krijojë precedent këmbëngulin të mos e pranojnë këtë vend. Procesi i anëtarësimit të Kosovës e cila nënshkroi MSA-në në vitin 2015 varet nga procesi i dialogut Beograd-Prishtinë. Më në fund në muajin gusht të vitit të kaluar ishte nënshkruar marrëveshje mes dy shteteve e cila parashikon themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë dhe demarkacioni me Malin e Zi, të cilat rreptësisht e kishin kundërshtuar partitë opozitare, ku kërkojnë që qeveria ta heq nënshkrimin nga marrëveshjet në fjalë. Hapat e qeverisë kundër reagimit të opozitës vëzhgohen me vëmendje, ndërkaq ndërprerja e procesit të dialogut që vazhdon nën ndërmjetësimin e BE-së, mund të shkaktojë që të ndërpritet procesi i anëtarësimit të Kosovës po ashtu edhe të Serbisë në BE.
news_share_descriptionsubscription_contact
