Mustafa Keleş
10 Nëntor 2015•Përditësim: 10 Nëntor 2015
NEW YORK (AA) - Shefi i diplomacisë britanike, Philip Hammond, deklaroi se përgjegjësi për luftën në Siri është Bashar al-Assad, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ai theksoi se është e pamundur që të pritet një pajtim brenda Sirisë përderisa Bashar Assad nuk braktisë postin e presidentit.
"Largimi i Assadit, duart e të cilit kanë gjurmë gjaku të një numri të madh njerëzish, është i detyrueshëm nga aspekti moral, por edhe praktik. Është e pamundur që opozita të vijë në tryezë të bisedimeve dhe të arrihet paqja pa u larguar Assadi", tha Hammond.
Ai shtoi se Britania e Madhe do të vazhdojë me sulmet kundër DAESH-it.