Michael Hernandez
10 Nëntor 2015•Përditësim: 10 Nëntor 2015
WASHINGTON (AA) – Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, të shtunën në Vjenë do të takojë partnerët ndërkombëtarë me të cilët do të vazhdojë bisedimet për gjetjen e zgjidhjes për konfliktin pesë vjeçar në Siri, njofton Stejt Departamenti amerikan i Shtetit, raporton Anadolu Agency (AA).
Kerry do të udhëtojë në kryeqendrën e Austrisë pasi të premten do të shkojë në Tunizi, ku do të takohet me zyrtarët e atjeshëm dhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile.
"Në fokus të diskutimeve të së shtunës do të jetë tentativa për zgjidhje politike të situatës në Siri", deklaroi zëdhënësi i Stejt Departamentit, John Kirby.
Para se të kthehet në Washington, kryediplomati amerikan do të ndalet edhe në qytetin e Turqisë, Antali, ku do ti bashkëngjiitet presidentit Barak Obama në Samitin e shteteve të G20.