Michael Sercan Daventry
23 Nëntor 2015•Përditësim: 24 Nëntor 2015
LONDËR (AA) – Britania e Madhe gjatë këtij viti do të shtojë shpenzimet e saj për mbrojtjen në 12 miliardë paundë, një shumë e cila do të rritet gjatë pesë viteve të ardhshme, bëri të ditur sot sekretari britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon, raporton Anadolu Agency (AA).
Fallon, duke folur përpara fjalimit të kryeministrit David Cameron mbi Mbrojtjen Strategjike dhe Rishikimit të Sigurisë së Mbretërisë së Bashkuar, tha se paratë shtesë kanë ardhur si pasojë e kërcënimeve nga Rusia dhe terrorizmi.