Malik Hasa
30 Nëntor 2015•Përditësim: 01 Dhjetor 2015
TIRANË (AA) - Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë, ku sot përsëri partitë opozitare bllokuan punimet e Kuvendit, duke theksuar se Kosova e ka të nevojshme kultivimin e dialogut dhe frymës së mirëkuptimittranmeton Anadolu Agency (AA).
Bushati nëpërmjet një reagimi në profilin e tij zyrtar në Facebook për zhvillimet më të fundit në Kuvendin e Kosovës shprehet se: "I shqetësuar nga precipitimi i situatës politike në Kosovë. Kosova gjendet përballë sfidave të mëdha të shtet-ndërtimit demokratik e konsolidimit të subjektivitetit juridiko-ndërkombëtar.
Kryediplomati shqiptar shprehet se Kosova e ka të nevojshme kultivimin e dialogut dhe frymës së mirëkuptimit, larg eksperimentimit e polarizimit të tejskajshëm në retorikë dhe veprime.