Ekip
09 Dhjetor 2015•Përditësim: 10 Dhjetor 2015
STAMBOLL (AA) - Në kuadër të konferencës me temë: "Ndal dhunës ndaj grave, përshpejtimi i ndryshimit në themelin e përparimit" që u mbajt sot në Stamboll të Turqisë nga Njësia për barazi gjinore dhe fuqizimin e grave (UNWOMEN), Ministria e politikës sociale dhe familjes së bashku me Fondin për popullsi të Kombeve të Bashkuara kryeministri turk Ahmet Davutoglu tha se fatkeqësisht gratë në të katër anët e botës janë viktima, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai tha se në të shumtën e rasteve ato bëhen edhe më shumë viktima me vendimet që i marrin meshkujt. Sipas tij, aty ku nuk janë të pranishme gratë ka mungesë të mëshirës, dhembshurisë, dhe ndërgjegjes, raporton Anadolu Agency (AA).
Davutoglu, duke përdorur shprehjen "Dhuna kundër gruas është një fushë ku të gjithë duhet të marrim përgjegjësi" theksoi se është një rast i i thellë trishtimi dhe ankthi të flasësh si një çështje sociale veçanërisht për dhunën kundër gruas.
"Por e dimë se duhet ta flasim mbi këtë çështje dhe sa më shumë flasim aq më shumë dalin në pah dimensionet e fërkimeve të vlerave në sistemin tonë. Dhuna kundër gruas nuk është një fenomen i ri. Por bashkë me modernizimin dhe në saje të teknologjisë së përparuar të komunikimit ne mund të shikojmë dhe mund të jemi më të vetëdijshëm jo vetëm kundër dhunës ndaj gruas por edhe të gjithë komponentët dhe llojet e dhunës të cilat janë kthyer në një model të sjelljes", ka deklaruar kryeministri turk Davutoglu.
Ai tha se në emër të qeverisë së Republikës së Turqisë dhe në emër të popullit 78 milionësh i cili gjatë gjithë historisë ka qenë zëri i ndërgjegjes dhe për sa kohë që do të jetë në këtë detyrë duhet të dihet se "nëse ne dëgjojmë një britmë të një gruaje që mund të vijë nga çdo vend i botës, fillimisht pranë asaj birtme do të ndodhet Republika e Turqisë dhe ndaj asaj britme ne do të japim zërin e parë".
- "Të themi ndal kundër këtij regjimi dhe persekutimi në Siri"
Kryeministri Davutoglu u shpreh se sot në Turqi ndodhen 2 milionë e 300 mijë refugjatë sirianë ku shumë prej tyre janë gra të cilat kanë humbur bashkëshortin, babanë dhe kanë ardhur në Turqi.
"Shumë nga këta janë vajza të reja dhe kanë nevojë të arsimohen dhe të shikojnë drejt së ardhmen. Në Siri ende vazhdojnë bombardimet. Në Siri ende qeverisë organizata terroriste DAESH dhe një regjim i cili bashkë me atë organizatë terroriste masakron popullin e tij. Nga këtu në kuadër të konferencës së grave të OKB i bëj thirrje botës: Tashmë ti themi ndal këtij regjimi dhe persekutimi në Siri ku edhe vërehet më së shumti ky fenomen i dhunës ndaj grave", tha kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu.
- "Gratë janë simbol i mëshirës, dhembshurisë, i ndërgjegjes"
Davutoglu tha se "vajzat dërgohen në male për ti bërë terroristë, kamikazë". "Fatkeqësisht bota është e mbushur me pamje të padëshirueshme të dhunës ndaj gruas. Ndërsa gratë janë simbol i mëshirës, dhembshurisë, i ndërgjegjes. Gruaja me këtë mëshirë duhet të jenë subjekt i historisë. Nëse i referohemi dhembshurisë dhe mëshirës së grave atëherë bota do të jetë një botë më e mirë për të jetuar. Sepse ndërgjegja njerëzore është ulur në një situatë të tillë nga koka deri te këmbët", tha ai.
Sipas tij, në themelin e dhunës kundër gruas qëndrojnë shumë faktorë si kodet kulturore, statusi socio-ekonomik, arsimi, dhe mjedisi. "Dhuna kundër gruas është problem global për çdo vend, komb dhe për çdo grup besimi. Sigurisht që edhe për zgjidhjen e këtij problemi nevojitet një luftë shumë dimensionale", theksoi kryeministri turk, Davutoglu.