Hatice Özdemir
28 Nëntor 2015•Përditësim: 28 Nëntor 2015
ANKARA (AA) – Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoğlu, përmes telefonit ka biseduar me kancelaren gjermane, Angela Merkel për krizën e refugjatëve, si dhe për samitin Turqi-Bashkimi Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).
“Kryeministri Davutoğlu dhe kancelarja Merkel janë pajtuar se në samitin Turqi-Bashkimi Evropian, i cili do të mbahet të dielën më 29 nëntor, të bisedohet për bashkëpunimin Turqi dhe BE dhe marrëdhëniet e tyre në të gjitha aspektet”, theksohet në njoftimin e Kabinetit të kryeministrit turk.