Admir Fazlagikj
12 Nëntor 2015•Përditësim: 13 Nëntor 2015
SHKUP (AA) – Me veprim të përbashkët të sektorit civil dhe partive politike, përmes ndërtimit të aleancave të grave politikane, si dhe me edukim të opinionit të gjerë mund të vjen deri te përmirësimi i përfshierjes dhe ndikimit të grave në politikë, ishte qëndrimi i pjesëmarrësve të takimit të sotëm të punës me temë “Gratë dhe politika: Përfshierja dhe ndikimi i grave në politikë në Maqedoni”, I cili u mbajt në organizim të Platformës për barazi gjinore dhe Zyrës së Fondacionit Fridrih Ebert në Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).
Si porosi kryesore nga ana e pjesëmarrësve u theksua se përfshierja politike e grave në Maqedoni është e kufizuar dhe gratë në mënyrë të pabarabartë janë të përfaqësuara në arenën politike në nivel lokal dhe nacional.
“Për rritjen e ndikimit dhe për pjesëmarrjen e grave në proceset politike mund të ndihmojë alokimi i mjeteve financiare të partive politike në vetë degët e grave, përforcimin e mekanizmave gjinore me resurse financiare dhe njerëzore, si dhe me nxitjen e grave përmes trajnimeve të llojllojshme”, porositi përfaqësuesja e Platformës për barazi gjinore Sneshka Iliç.
Në takimin e sotëm u prezantuan të dhënat e studimit “Gruaja në politikë: rruga deri te funksionet politike dhe ndikimi në nivel lokal”, i zbatuar vitin e kaluar me ndihmë të ambasadës franceze dhe Institutit nacional demokratik, në të cilën u inkuadruan rreth 430 këshilltar dhe këshilltare të tanishme dhe të dikurshme.
“Gratë këshilltare kanë shkallë më të lartë të arsimit sesa burrat. Rreth 65 përqind kanë diploma universitare, ndërsa burrat vetëm 45 përqind. 70 përqind e grave të përfshira në politikë në nivel lokal janë eksperte, shkenctare apo edukatore”, deklaroi Damjan Zdravev, nga organizata joqeveritare “Reaktor”.
Qëllimi i takimit të sotëm ishte që të ngritet vetëdija shoqërore për faktorët të ciët ndikojnë mbi pjesëmarrjen e grave në politikë.