Mustafa Çağlayan
25 Janar 2016•Përditësim: 26 Janar 2016
NEW YORK (AA) - Në kuadër të përvjetorit të 5-të të revolucionit të 25 janarit, në New York të SHBA-ve u organizua demonstratë kundër grusht shtetit në Egjipt, raporton Anadolu Agency (AA).
Në demonstratën e organizuar para selisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), pavarësisht dëborës së madhe që kishte kapluar qytetin morën pjesë më shumë se 200 persona. Ata protestuan kundër grusht shtetit ushtarak me të cilin u rrëzua presidenti i parë i cili erdhi në pushtet me zgjedhje demokratike, Mohamed Morsi.
Protestuesit me flamuj të Egjiptit dhe pankarta në të cilat qëndronte portreti i Morsit shprehën reagimet e tyre kundër Këshillit të Sigurimit (KS) të OKB-së e cila mbeti e heshtur ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut nga ana e Abdel Fattah el-Sisit i cili e zbatoi grusht shtetin ushtarak në vitin 2013 dhe pas një viti u bë president i vendit.
Në demonstratën në të cilën morën pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë turke në SHBA, pati edhe flamuj të Turqisë dhe afishe të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.
Çetin Guzel në emër të shoqërisë Turko-Amerikane para demonstruesve tha se me revolucionin e 25 janarit popullata egjiptiane tregoi një vullnet i cili i ka dhënë krenari gjithë botës Islame.
Ai theksoi se populli turk është pranë popullit egjiptian. "Nëse e vërteta është minoritet në çdo miliardë, e vërteta përsëri është e vërtetë. Duhet ta mbrojmë, duhet të luftojmë për atë", tha ai.
Në demonstratë gjithashtu u lexua Kur'an ndërsa u theksua për solidaritet me popullin sirian dhe palestinez.
Një nga demosntruesit Omer Ebu-l Hajr duke parë se pavarësisht motit të keq dhe borës një numër i madh i njerëzve janë mbledhur për demokraci tha se "Po të mos ishim sot këtu dhe të mos kishim luftuar nuk do të mund të ishim të qetë".
El Hajr tha se me anë të revolucionit të 25 janarit bartin shpresën se popullata egjiptiane mund të luftojë kundër regjimeve represive. "Si qytetarë të Egjiptit do të vazhdojmë luftën tonë për drejtësi dhe të drejtat e njeriut deri në fund", tha ai.
Gokboru Gençosmanoglu u shpreh se populli egjiptian ka arritur mundësinë e një qeverie demokratike bashkë me ardhjen e Morsit, pas shumë regjimeve të shkaktuara nga grusht shteti ushtarak.
Sipas tij, me kalimin e kohës u vërejt se brenda Egjiptit ende ka disa forca ku në një mënyrë e rrëzuan qeverinë e zgjedhur me vullnetin e lirë të popullit egjiptian.
"Edhe ne turqit të cilët jetojmë në Amerikë, për mos të mbetur të painteresuar ndaj kësaj çështjeje jemi së bashku me miqtë dhe bashkëfetarët tanë egjiptian. Dhashtë Zoti në të ardhmen e afët këto protesta, ky qëndrim i kundërt, qëndrimi i drejtë ti japë frutat dhe egjiptianët të kenë mundësi të zgjedhin qeverinë me vullnetin e tyre të lirë", tha Gençosmanoglu.
Ndërsa Khadiga Mohammed tha se bashkësia ndërkombëtare nuk është e informuar sa duhet lidhur me atë që ndodh në Egjipt. "Mediat ndërkombëtare i fshehin ngjarjet dhe mundohen që njerëzit anti grusht shtetit ti tregojnë si të këqinj", tha ai.