Mümin Altaş
30 Nëntor 2015•Përditësim: 30 Nëntor 2015
ANKARA (AA) - Samiti i 21-të për Ndryshimet Klimatike pranë OKB-së do të mbahet sot dhe nesër në Paris të Francës, ndërkohë Turqia përfaqësohet në këtë Samit nga Presidenti i Republikës, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve të Presidencës së Turqisë thuhet se presidenti Erdoğan sot do të takohet me homologun e tij francez François Hollande, Presidentin e Ukrainës Petro Poroshenko, Presidentin e Malit të Zi Filip Vujanoviç, Presidenten e Brazilit Dilma Rousseff dhe Presidentin e Namibisë Hage Geingob.
Erdoğan në vrazhdën e takimeve bilaterale pritet të takohet edhe me Kancelaren gjermane Angela Merkel, Kryeministrin e Italisë, Matteo Renzi, Kryeministrin e Libanit Tamam Selam dhe Kryeministrin e Vietnamit Nguyen Tan Dung.
Presidenti Erdoğan gjatë ditës së dytë të qendrimit të tij në Paris pritet të takohet edhe me Presidentin e SHBA-së Barack Obama.