Turgut Alp Boyraz
30 Nëntor 2015•Përditësim: 30 Nëntor 2015
JERUSALEM (AA) - Izraeli ka anulluar rolin e BE-së në procesin e paqes Izrael - Palestinë për shkak të vendimit të Bashkimit Europian mbi produktet e prodhuara në vendbanimet ilegale hebreje, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme e Izraelit Emanule Nahson, thuhet: "Sipas një urdhëri të Kryeministrit Benyamin Netanyahu janë mbyllur të gjitha kanalet e komunikimit me BE-në në lidhje me disktuimet për paqen mes Izraelit dhe Palestinës. Ky vendim ka të bëjë drejt për drejt me shinjestrimin ndaj mallrave izraelite nga BE-ja".