Zafer Fatih Beyaz
09 Gusht 2022•Përditësim: 09 Gusht 2022
Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, ka vizituar anijen e shpimit “Abdülhamid Han”, e cila do të marrë pjesë në kërkimin e hidrokarbureve, raporton Anadolu Agency (AA).
Helikopteri në të cilin gjendej Erdoğan fluturoi nga Adana në portin Taşucu, në Mersin, dhe pas vëzhgimit nga ajri, u ul në pistën e anijes.

Erdoğan vizitoi anijen, ndërsa nga autoritetet mori informacione.