Beyza Binnur Dönmez
14 Tetor 2020•Përditësim: 15 Tetor 2020
Siç dëshmoi një agjent i Byrosë Federale të Hetimit (FBI) në SHBA, pjesëtarët e grupeve paramilitare antiqeveritare amerikane që synuan të rrëmbenin guvernatoren e Michigan-it, Gretchen Whitmer, po ashtu diskutuan të kishin objekt sulmi edhe guvernatorin e Virginia-s, Ralph Northam, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Ata diskutuan objektivat e mundshëm, duke marrë një guvernator aktual, posaçërisht guvernatoren e Michigan-it dhe Virginia-s bazuar në urdhrat e bllokimit", tha agjenti Richard Trask gjatë një seance gjyqësore në Michigan.
Mediat lokale raportuan se Trask tha se anëtarët nga shumë shtete shprehën pakënaqësi në lidhje me përgjigjen e guvernatorëve ndaj pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) në një takim në Ohio në qershor.
Gjashtë persona u arrestuan dhe u akuzuan javën e kaluar për komplot për rrëmbimin e Whitmer.
Ata dyshohet se në gusht vëzhguan rezidencën e pushimeve të Whitmer, duke marrë fotografi dhe video me lëvizje të ngadaltë nga një automjet, ndërsa kalonin duke kërkuar vendndodhjen e policisë lokale dhe të shtetit në zonë për të vlerësuar se sa kohë do të duhej për të reaguar oficerët.
Whitmer tha se ishte përballur me kërcënime pasi vendosi masa të rrepta për të ndaluar përhapjen e virusit në shtet. Në një rast tjetër të paktën një person është arrestuar për "kërcënime" për të vrarë guvernatorin.
Një grup i veçantë prej shtatë burrash të dyshuar të lidhur me grupin e milicisë Wolverine Watchmen përballen me akuza shtetërore për terrorizëm.