Murat Ünlü
17 Nëntor 2015•Përditësim: 17 Nëntor 2015
PARIS (AA) - Avionët luftarakë të Francës, pas sulmeve në Paris kanë kryer sulme intensive për herë të dytë ndaj bazës të organizatës terroriste DAESH në rajonin Rakka në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes së Francës theksohet se në sulmet ajrore të ndërmarra në rajonin Rakka kanë marrë pjesë 10 avionë, dhe kanë lëshuar kundrejt objektivave të DAESH-it 16 bomba.
Mes objektivave të qëlluara nga avionët francezë të ngritur nga Emiratet e Bashkuara dhe Jordania theksohet se ndodheshin komanda qendrore dhe kampet e trajnimit.
Pas sulmeve terroriste në Paris ku humbën jetën 129 persona avionët francezë edhe ditën e djeshme lëshuan 20 bomba kundër objektivave të DAESH.
Franca e cila kundër objektivave të DAESH-it në Siri nisi sulmet në muajin shtator, javën e kaluar pati bombarduar depot e naftës që ndodheshin nën kontrollin e DAESH-it.
Presidenti francez, François Hollande, në një fjalim të mbajtur ditën e djeshme në Parlament pati njoftuar se anija luftarake “Charles De Gaulle” që do të marrë pjesë në operacionet kundër DAESH-it do të niset ditën e enjte. Kjo anije ka kapacitet të mbajë 24 avionë luftarakë në bord. Gjithashtu Franca ka të gatshëm edhe 12 avionë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Jordani.