Michael Hernandez
17 Nëntor 2015•Përditësim: 17 Nëntor 2015
WASHINGTON (AA) – Pas sulmeve vdekjeprurëse terroriste të cilat të premten ndodhën në Paris, një numër i madh i guvernatorëve të shteteve federale amerikane janë kërcënuar se do të ndalojnë hyrjen e refugjatëve sirianë në vendet ku ata udhëheqin, raporton Anadolu Agency (AA).
Deri më tani së paku 19 guvernatorë publikisht refuzuan të pranojnë refugjatë nga Siria, dhe do të mbyllin kufijtë e tyre. Bëhet fjalë për guvernatorët e shteteve Alabama, Arkansas, Florida, Georgia, Ilinois, Indiana, Kansas, Louisiana, Massachusetts, Michigan, Mississippi, Nebraska, New Hampshire, Karolina Veriore, Ohio, Tennessee, Teksas i Wisconsin.
Guvernatori i shtetit Ohio, John Kasic tha se është kundër shpërnguljes së refugjatëve sirianë duke theksuar si arsye “shqetësimin mbi sigurinë”.
Presidenti amerikan Barack Obama në shtator të këtij viti tha se planifikon të pranojë rreth 10 mijë refugjatë sirianë në territorin amerikan deri në fund të tetorit të vitit të ardhshëm. Ky plan edhe më tej vlen konfirmoi zëdhënësi i Stejt Departamentit amerikan, Mark Toner.
“Fakt është se shumica e refugjatëve nga Siria dhe rajoni ikin për shkak të dhunës të cilën e pamë të premten në Paris. Mbyllja e dyerve për këta persona do të ishte një tradhëti ndaj vlerave që përfaqësojmë”, tha Toner.
Sipas tij, deri tani më shumë se 180 qytete amerikane kanë “gostitur” refugjatët sirianë.