Mahmut Geldi
24 Dhjetor 2015•Përditësim: 25 Dhjetor 2015
KAJRO (AA) - Ambasadori gjerman në Kajro, Julius Georg Luy njoftoi se së shpejti do të kryhet dorëzimi i dy nëndetëseve të cilat kanë nisur të ndërtohen për Egjiptin në vendin e tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportimeve të agjencisë zyrtare egjiptiane të lajmeve MENA thuhet se Luy ka paraqitur letrat kredenciale si ambasadori i ri i Gjermanisë në Egjipti. Në një deklaratë ai ka theksuar se kompania ThyssenKrupp Marine Systems e cila operon në qytetin Kile në veri të Gjermanisë ka nisur punimet për ndërtimin e dy nëndetëseve për Egjiptin dhe se dorëzimi do të kryhet në një datë të afërt.
Luy ka vënë në dukje se mes dy vendeve ka bisedime me qëllim sigurimin e marrëveshjes së sigurisë dhe se Gjermania edhe vitin e kaluar i ka dorëzuar një nëndetëse Egjiptit.
Ndër të tjera Luy ka pohuar se në muajin janar ministri i Brendshëm egjiptian Samih Shukri do të realizojë një vizitë në vendin e tij, dhe ka theksuar se kjo vizitë krahas shkëmbimeve në luftën kundër terrorizmit dhe stabilitetit të vendit mes Berlinit dhe Egjiptit do të shërbejë edhe për trajnimin e policëve egjiptianë.
Luy ka theksuar më tej se në gjysmën e këtij viti në produktet gjermane të eksportuara në Egjipt ka patur një rritje me 18.5 përqind, gjithashtu edhe në eksportet e Egjiptit për të njëjtën periudhë drejt vendit të tij ka patur një rritje me 12.5 përqind.