Ekip
23 Nëntor 2015•Përditësim: 23 Nëntor 2015
PARIS (AA) – Presidenti francez, Francois Hollande dhe kryeministri britanik, David Cameron vizituan sallën e koncertit Bataclan në Paris, në të cilin me 13 nëntor u krye sulmi terrorist dhe nderuan viktimat e sulmit, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë vizitës zyrtare në Francë, kreu i qeverisë britanike Cameron u takua sot në mëngjes me njeriun e parë të Francës, Holland, kurse para takimit së bashku shkuan përpara sallës Bataclan dhe nderuan viktimat e sulmit terrorist.
"Këtë mëngjes ndodhem në Paris për tu takuar me Presidentin Hollande dhe të nderojmë guximin e popullit të Francës pas sulmeve të fundit terroriste", ka shkruar Cameron në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter.