Michael Sercan Daventry
06 Tetor 2015•Përditësim: 07 Tetor 2015
LONDËR (AA) - Kryeministri britanik, David Cameron, paralajmëroi sot një votim për nisjen e sulmeve ajrore në Siri kundër pozicioneve të organizatës terroriste DAESH, Anadolu Agency (AA).
Operacionet ushtarake, të cilët mund të miratojë parlamenti britanik, sipas Cameron, do të jetë me rëndësi jetike, sepse militantët e organizatës terroriste, DAESH "kanë planifikuar nga dita në ditë të vrasin dhe plagosin njerëz në rrugët e Britanisë". Për të mbështetur këtë propozim në parlament, tha Cameron, është e nevojshme edhe ndihma e partive opozitare.
Në një intervistë për BBC Kryeministri britanik tha se vendi tashmë ka kryer disa sulme ajrore në Irak dhe se ndihmon "operacionet intenzive ushtarake të drejtuara kundër pozicioneve të DAESH në Siri.
"A do të doja të marrim hap dhe për të siguruar se Britania e Madhe të bëhet pjesë e ngjarjeve të drejtuara kundër DAESH-it në Siri? Po, do të doja këtë dhe mendoj se është gjëja duhur. Kur është fjala për votimin, nuk mund të jap një afat kohor për shkak se kjo plotësisht e qartë se duhet të miratohet nga parlamenti", tha Cameron, duke shtuar se disa anëtarë të partisë së tij nuk mbështesin kurrfarë veprimi ushtarak në Siri.
Ai gjithashtu kritikoi vendimin e Rusisë për të kryer sulme ajrore kundër të gjithë kundërshtarëve të presidentit sirian, Bashar al-Asad.
"Qëndrimi im gjithmonë ka qenë se Assad nuk mund të luajë rol në të ardhmen e Sirisë. Ai ishte një kasap i popullit të tij i cili ka ndihmuar në krijimin e DAESH-it dhe për këtë arsye mendoj se rusët kanë bërë një gabim duke bombarduar pa dallim kundërshtarët e Assadit. Edhe ata kohët e fundit thanë se janë të gatshëm për bisedime", konkludon Cameron.