Turgut Alp Boyraz
26 Nëntor 2015•Përditësim: 26 Nëntor 2015
JERUSALEM (AA) - Kryeminsitri grek Alexis Tsipras në vizitën e tij të parë në Izrael pas takimit me kryeministrin e këtij vendi Benjamin Netanyahu deklaroi se kanë vendosur "që të rrisin bashkëpunimin mes dy vendeve", raporton Anadolu Agency (AA).
Pas takimit të mbajtur në Jerusalemin Perëndimor në një deklaratë me shkrim nga Zyra e kryeministrit Netanyahut u njoftua se dy kryeministrat janë dakorduar për të rritur bashkëpunimin në shumë fusha, përfshirë ekonominë, teknologjinë, shkencën, arsimin, tregtinë, energjinë dhe bujqësinë.
Ndër të tjera theksohet se takimi ka zgjatur "disa orë" dhe se është rënë dakord që në të ardhmen të mbahet një samit trepalësh mes liderëve izraelitë, grekë dhe të Qipros Greke.
"Ne jemi dy demokraci në Mesdhe dhe duke bashkëpunuar kemi shumë mundësi për të vlerësuar. Barazvlefshëm me këtë ne e dimë se përpara kemi edhe shumë probleme. Përballemi me radikalizmin fetar i cili është i pranishëm në Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore në Evropë ku është përhapur shumë dhe i cili përpiqet të përhapet edhe në botën tonë. Kemi interesa të përbashkëta në pikën e vlerësimit të mundësive dhe në shmangien e rreziqeve", ka deklaruar kryeministri izraelit Netanyahu.