Izzet Taskiran,Filiz Kınık
18 Tetor 2015•Përditësim: 18 Tetor 2015
STAMBOLL (AA) - Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbërriti për një vizitë pune në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në aeroportin e Stambollit "Ataturk" ajo është mirëpritur nga një numër i zyrtarëve turq dhe gjermanë. Merkel do të takohet me kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu, ku pas takimit do të mbahet një konferencë për shtyp.
Pas takimit me kreun e qeverisë turke, kancelarja gjermane do të takohet me presidentin e vendit, Recep Tayyip Erdogan.