Adel Ömeragiç
17 Tetor 2015•Përditësim: 18 Tetor 2015
PODGORICË (AA) - Forca të shumta policie janë vendosur sonte në qendër të Podgoricës, rreth ndërtesës së Parlamentit, Presidencës dhe Qeverisë, për të parandaluar protestat e reja të Frontit Demokratik (DF), kurse në momentet e raportimit ka ardhur deri tek përleshja mes policisë dhe protestusëve, reporton Anadolu Agency (AA).
Policia hodhi gaz lotsjellës ndaj demostruesëve, të cilët u përpoqën të thyejnë kordonin e policisë. Gjat përleshjeve dhe "kaosit" u thyen shum dritare të dyqaneve.
Rreth 100 mbështetës të lëvizjes "Rezistenca ndaj regjimit diktatorial", rreth orës 18:00 kaluan kordonin e policisë në urën Blazha Jovanoviç dhe u ulën në trotuarin para Parlamentit. Policia një pjesë të protestuesve e ka shtyrë drejt postës, kurse pjesën tjetër e ka shtyrë drejt urës Braçe Zlatiçanin dhe ndërtesës "Metalka".
Mbështetësit e DF-së po afrohen drejt Kuvendit, dhe siç njoftoi një nga udhëheqësit e DF-së, Andrija Mandiç, tubimi i mbështetësve të DF-së dhe protestat do të vazhdojnë sonte nga ora 20:00.
Qindra pjestarë të policisë speciale po vazhdojnë të arrijnë në qendër të qytetit.
Rikujtojmë se situata u përshkallëzua kur policia sot herët në mëngjes ndërpreu protestën e DF-së, duke hequr binën dhe tendat e protestuesve që ishin vendosur para Parlamentit të Malit të Zi 20 ditë më parë.
Në operacionin e mëngjesit të policisë u arrestuan 11 persona, duke përfshirë dydeputetë të DF-së, të cilët u liruan më vonë.