Stipe Mayiç
28 janar 2016•Përditësim: 28 janar 2016
ZAGREB (AA) – Seanca e parë e qeverisë së re të Kroacisë në krye me kryeministrin Tihomir Oreshkoviç ka filluar në Zagreb, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministrat në fillim të seancës parashtruan raportet nga marrja e ministrive në të cilat pas një kohe të shkurtër shpalosën gjendjen ekzistuese, si dhe masat të cilat do t’i marrin në fillim të punës së tyre.
Qeveria në seancën e saj do të debatojë për dhënien e ndihmës humanitare për Sirinë dhe vendet fqinje, ndërsa do të marrë vendim edhe për ndarjen e financave nga buxheti shtetëror për kujdesin ndaj migrantëve.
Një nga pikat e seancës do të jetë vendimi i kalimit të kufirit të Republikës së Kroacisë për forcat e armatosura të shteteve aleate anëtare të NATO-s, për pjesëmarrje në stërvitje të përbashkëta ushtarake, etj.