Muhammed Bilal Kenasari
28 janar 2016•Përditësim: 28 janar 2016
WASHINGTON (AA) - Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se nuk i bashkangjiten pretendimit të ministrit izraelit të Mbrojtjes Moshe Yaalon se "Turqia, ka mbështetur financiarisht DAESH-in duke i marrë naftën", raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Departamenti Amerikan të Shtetit Mark Toner në një konferencë ditore për mediat ka vlerësuar komentet ndaj Turqisë të bëra në një deklaratë të përbashkët për shtyp nga ministri izraelit i Mbrojtjes Yaalon gjatë vizitës së tij në Athinë.
Toner vuri në dukje se administrata amerikane ka shprehur qëndrimin e saj më parë në lidhje me këtë çështje. "Ne nuk pajtohemi me këtë pikëpamje", ka thënë ai.