Kayhan Gül
05 Prill 2016•Përditësim: 06 Prill 2016
SARAJEVË (AA) - Ministri kroat i Punëve të Jashtme dhe i Çështjeve Europiane, Miro Kovaç njoftoi se Kroacia do të pranojë nga Turqia 476 refugjatë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kovaç i cili ka mbajtur një fjalim në konferencën me temë "Azili dhe imigracioni në Bashkimin Evropian" të mbajtur ditën e djeshme në Berlin tha se në lidhje me refugjatët edhe me vendet e Afrikës së Veriut duhet të nënshkruhet një marrëveshje e ngjashme me atë mes Turqisë dhe BE-së.