Said İbicioğlu
08 Nëntor 2015•Përditësim: 09 Nëntor 2015
JERUSALEM (AA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu sot do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ku do të realizojë takim me presidentin amerikan, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas Radios shtetërore izraelite mësohet se Netanyahu do të takohet me presidentin amerikan Barack Obama ku do të diskutojnë një sërë çështjesh kryesisht marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe inspektimin e bazave bërthamore të këtij vendi dhe problemet politike me palën palestineze.
- "Do të njoftohet për rritjen e besimit kundrejt palestinezëve"
Ndërsa në anën tjetër në lajmin e ditës së sotme të gazetës Haaretz e cila botohet në Izrael është vënë në dukje se këshilltari i Netanyahut për Sigurinë Kombëtare Joseph Cohen është shprehur se "Netanyahu në takimin me Obamën do të njoftojë për rritjen e besimit kundrejt palestinezëve".
Vizita në fjalë e Netanyahut llogaritet si e para pas marrëveshjes mbi programin bërthamor të nënshkruar mes Iranint dhe vendeve anëtare të përhershme të OKB-së dhe Gjermanisë (vendet 5+1).