Hakan Ceyhan Aydoğan
24 shtator 2015•Përditësim: 24 shtator 2015
MOSKË (AA) – Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai amerikan, Barack Obama do të takohen në New York në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov konfirmoi për mediat ruse se Putin-i do të udhëtojë në New York në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe se do të takohet me Obamën.
Ai theksoi se takimi i dy liderëve do të mbahet më 28 shtator, pas fjalimit të Putin-it në Asamblenë e Përgjithshme. Ky takim planifikohet të zgjasë rreth një orë.
Tema kryesore do të jetë Siria, por do të bisedohet edhe për Ukrainën. Po të njëjtën ditë Putin do të takohet edhe me kryeministrin japonez, Xhinzo Abe.