Talha Öztürk
02 Nëntor 2015•Përditësim: 03 Nëntor 2015
SARAJEVË (AA) - Kreu i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, (PACE) Anne Brasseur, ka përshkruar krizën me migrantët si një problem global, raporton Anadolu Agency.
Duke folur pas konferencës në kryeqytetin e Bosnjës, Sarajavë ajo tha se "mbi 60 milionë njerëz, duhet ta dinë se ata po vijnë në një shoqëri e cila respekton të drejtat njerëzore".
Ndërkohë, autoritetet kroate sot bënë të ditur se që nga fillimi i krizës me migrantët më 16 shtator, në territorin kroat kanë hyrë 307 mijë e 133 migrantë.
Pas regjistrimit të refugjatëve, Kroacia bën transportimin e tyre me tren dhe autobusë deri në kufirin me Slloveninë.
Ministri slloven i Punëve të Brendshme theksoi se që nga mbyllja e kufirit të Hungarisë më 17 tetor, në Slloveni kanë hyrë 127 mijë e 399 migrantë.