Cüneyt Karadağ
29 Qershor 2016•Përditësim: 30 Qershor 2016
BRUKSEL (AA) - Kancelarja gjermane Angela Merkel, në lidhje me rezultatet e referendumit në Britani tha se nuk e sheh një mënyrë për ta kthyer situatën në të kundërt, raporton Anadolu Agency (AA).
Merkel në deklaratën e saj pas mbledhjes së Këshillit të Evropës e cila u mbajt në Bruksel theksoi se koha është për ti pranuar të vërtetat dhe se të gjithë duhet të marrin parasysh të vërtetën në të ardhmen.
Ajo shtoi se me referendumin është dhënë një vendim. "Nuk shoh një mënyrë për ta kthyer situatën në të kundërt", tha kancelarja gjermane.