Elena Teslova
19 Nëntor 2015•Përditësim: 20 Nëntor 2015
MOSKË (AA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov do të vizitoje Turqinë më 25 nëntor të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Mariya Zaharova, në deklaratën e saj në konferencën javore për shtyp theksoi se Lavrov më 25 nëntor do të shkojë në Turqi, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e Grupit të Përbashkët të Planifikimit Strategjik që është trupi i ulët i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Rusi.
Zaharova theksoi se Lavrov në kuadër të vizitës, gjatë bisedimeve do të përqendrohet në krizën e Sirisë, dhe gjendjes në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore. Gjithashtu ajo shtoi se: "Në bisedime do të flitet rreth negociatave për Qipron, ndërsa në fokus do të jetë rritja e efikasitetit në luftën kundër terrorizmit".